Ekonomia birinxhi.
70 përqind janë rritur shpenzimet buxhetore krahasuar me vjet për janar-maj, helbete vit elektoral. Votat po blihen me evro, se ska si shpjegohet ndryshe ulja ne kufijte më të ulët në dhjetë vitet e fundit në tregun shqiptar ndërkohë që në Europë e mori veten mirë, vencarisht pas zgjedhjeve në Francë.
Sektori i imobiliarëve marshallah, asnjë shenjë krize apo ulje çmimesh, madje janë rritur me rreth 30 përqind dhe cmimet e qerave përgjatë gjashtë muajve të fundit. Blerës me kesh falë ekonomisë së kanabisit dhe familjarëve të gjyqtarëve që nuk kanë mencurinë të shkojnë deri në offshore Qipro a Lihteshtejn. Apo Luxemburg kur të shkonin për të parë kombëtaren, një rrugë e dy punë. Për qeratë, rrofshin administratorët e lali erit që po shtojnë me shpejtësi banorët për njësi banimi se po afron dita e zgjedhjeve.
Edhe vende pune sikur ishin shtuar nja 30 mijë vetëm në sektorin jo-bujqësor (kryesisht shërbime) vetëm gjashtë muajt e parë të vitit, duke i’u treguar italionëve, që ju mbyllni call center-at, ne prapë barë nuk hamë dhe ja dalim. Paçi veten në qafë qafira! Sesi, qysh e tek ngelet mister dhe për ekonomistët e sprovuar.
Jalla, zgjedhje paçim gjithnjë!