Nga Klodian Tomorri
Eurozona shfaros radikalet
Prej veres se kaluar, Eurozona po perjeton nje moment te shkelqyer ne te gjitha drejtimet.
Rritja ekonomike e saj vazhdon te forcohet nga njeri tremujor ne tjetrin. Papunesia ka rene me ritme te shpejta. Te gjitha vleresimet tregojne se kemi te bejme me nje rimekembje te qendrueshme, e vendosur mbi themele te shendosha dhe me baze te gjere.
Ky eshte nje zhvillim shume i rendesishem edhe ne rrafshin politik. Eurozona e vetme po i tregon botes qe radikalet nuk jane zgjidhja. Qe zhvillimi ekonomik nuk vjen nga izolimi, dhe politikat populiste, por ai eshte rezultat i hapjes, integrimit dhe tregtise se lire mes kombeve.
Sipas FT, ne dy vitet e fundit, ekonomia e Eurozones eshte rritur 0.5 p.p me shume se sa ajo e SHBA-ve dhe diferenca po vjen duke u thelluar. Nderkohe me Britanine krahasimi eshte edhe me derrmues, pasi aktualisht rritja ekonomike e eurozones eshte gati 10 here me e larte se sa ajo e Britanise.
E thene shkurt, Eurozona po nxjerr cullak Trumpin, Brexitersat and co. Dhe permes kesaj, ajo po asgjeson me shpejtesi radikalet kudo ne bote.
Nuk eshte e rastesishme qe Macron masakroi Le Penin ne France. Qe Merkel eshte rikthyer ne nje avantazh te frikshem elektoral ne Gjermani.
Ekonomia mund te jete shtrati ku lulezojne populistet. Por eshte e sigurte qe ajo eshte edhe gijotina e tyre.