Home KRYESORE Falsifikonin dokumente me qëllim përfitimin e kredive

Falsifikonin dokumente me qëllim përfitimin e kredive

Shtatë persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, pas operacionit koduar “Kredia”. Ata akuzohen se falsifikonin dokumente me qëllim përfitimin e kredive.

Arrestimet u bene nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Te arrestuar

Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, banues në Tiranë

Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, banues në Tiranë

Riselda Hoxha, 32 vjeçe, banuese në Tiranë

Albert Shirka, 54 vjeç, banues në Tiranë

Ertgrent Boshti, 26 vjeç, banues në Tiranë

Luan Dana, 56 vjeç, banues në Tiranë

Sonila Berberi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.

Akuzat

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë”

– 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara

– 6 celular të markave të ndryshme.

– Një automjet tip “Fiat”

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur, për veprat penale, “Falsifikim i dokumentave, i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrim me kredi” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2, të Kodit Penal./lapsi.al

Share: