Home KRYESORE Fevziu, “të përherëshmit” analistë dhe, mungesa e ekonomisteve

Fevziu, “të përherëshmit” analistë dhe, mungesa e ekonomisteve

Duke ndjekur me vemendje “Opinion” të gazetarit Fevziu “të përherëshmit” analistë, por asnjë economist, më ranë në vesh fort deklarata e Zotit Çili në lidhje me programin e PD – së se është i dobët përsa i përket shpenzimeve.

Për politikën, ekonomistët janë ekspertë në dy vlera:

 efiçencën; dhe
 shpërndarjen,

Në shkencën ekonomike, termi/fjala: “caktim” lidhet me përdorimin efektiv të burimeve dhe termi/fjala: “shpërndarje” lidhet me ndarjen e qartë të pasurisë ndërmjet klasave dhe grupeve.

Por, në të gjitha degët e shkencës ekonomike bashkëkohore, koncepti mbizotërues normativ është efiçenca dhe jo shpërndarja.

Për ta ilustruar: në fushën tatimore ku çështjet e shpërndarjes ngrihen me forcë, pjesa më e madhe e literaturës ekonomike, në mënyrë efiçente (në më të mirën e mundshme), veçanërisht, interesohet në lidhje me problemin e rritjes së të ardhurave me mjete që vendosin barrën më të vogël të mundshme mbi ekonominë (boom, Zoti Çili!).

Fatmirësisht, përpjekja për t’i mbyllur në karantinë vlerat shoqërore dhe për t’i çrrënjosur ato nga nga shkenca ekonomike e ka humbur energjinë e saj dhe duket se çështjet e drejtësisë shpërndarëse do të ngulmojnë si një pjesë domethënëse e subjektit (prapë boom, Zoti Çili).

Në shqyrtimin e hollësishëm, shpesh, konceptet e drejtësisë të përdorura në shkencën ekonomike i ngjajnë efiçencës dhe, në nivelin matematik, duket se diskutimi rreth drejtësisë midis ekonomistëve është një diskutim rreth asaj se sa gjërësisht duhet ta interpretojnë efiçencën.

Bashkekzistojnë disa rrugëzgjidhje për drejtësinë shpërndarëse në shkencën ekonomike por tradita më e fortë është rryma e dobishmërisë (utilitarianism), ku koncepti i drejtësisë së dobishmërisë është se kënaqësia e dikujt llogaritet aq shumë po aq sa ajo e tjetrit.

Pasojat për politikën publike mund të ilustrohen me anë të shembujve praktik:

Së pari, konsideroni teorinë e të tatuarit optimal. Sipas modeleve të zakonshëm, një rritje në përqindjet tatimore shkurajon punën dhe investimin dhe si pasojë më të larta nivelet e të tatuarit, më pak pasuri do të prodhohet nga shoqëria.

Megjithëatë, të tatuarit rishpërndarës e transferon pasurinë nga i pasuri, dobia margjinale e të ardhurave të të cilit është e ulët, te i varfëri, dobia margjinale e të ardhurave të të cilit është e lartë.

Në qoftë se efektet shkurajuese të të tatuarit mbi prodhimin nuk janë tejet të mëdha dhe, në qoftë se dobia margjinale e të ardhurave, thelbësisht, është më e madhe për të varfërin se sa për të pasurin, shuma e dobive për shoqërinë do të jetë më e madhja kur ka një të tatuar rishpërndarës.

Si shembull i dytë, merret në konsideratë analiza kosto/përfitim ashtu sikundër zbatohet në investimet e sektorit publik dhe, sipas teorisë së dobishmërisë, synimi i analizës kosto/përfitim duhet që të vërtetojë (sigurojë) se cilat investime do të japin shumëm më madhe të dobive për shoqërinë në tërësi.

Projektet e qeverisë kanë një rrjedhë përfitimesh dhe kostosh që bien mbi klasa të ndryshme qytetarësh, përfitime dhe kosto këto që kanë një vlerë tregu, ku vlera e tregut është e ndryshme nga vlera shoqërore (rast i një ure në një zonë me pak banorë, krahasuar me një urë me të njëjtën vlerë në një zonë me më shumë banorë).

Ligjet themelore të shtetit dhe shkenca shoqërore bëhen shkak që njerëzit ta prodhojnë dhe shpërndajnë pasurinë dhe, qartësia e shpërndarjes së pasurisë përgjatë klasave dhe grupeve, është interesi i drejtësisë shpërndarëse.

Të paktën që nga Republika e Platonit drejtësia shpërndarëse ka qenë një temë madhore e politikës dhe filozofisë së etikës (edhe njëherë boom, Zoti Çili!).

Meqenëse ju si analist Zoti Çili, thatë mendimin tuaj (dhe mirë bëtë) në lidhje me programin e ekonomik të PD – së (gjë që unë si ekonomist pres ta shoh në praktikë çfarë do të jetë), po përpiqem të ec me arsyetimin tim si më poshtë vijon:

Le të merret me mend se një qytetar duhet të zgjedhë midis kadidatëve alternativë.

Rregulli maxhoritar, në qoftë se do të ishte në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, lehtësisht, mund të çojë në rezultate përfundimtare rrethore dhe, në këtë mënyrë, do të ishte e lehtë të ndërtoheshin shembuj me të cilët alternativa A do të godiste B, B do të godiste C dhe C do të godiste A.

Në këtë rast arsyetimi, supozohen se janë tre votues:

(i) preferencat e votuesit të I – rë janë C>B>A;
(ii) (ii) preferencat e votuesit II janë A>C>B;
(iii) (iii) preferencat e votuesit III janë B>A>C.

Atëhere, në një votë maxhoritare B godet A, C godet B dhe A godet C.

Diçka më shumë për ju Zoti Çili!

Shumë ekonomistë, besojnë se të tatuarit progresiv dhe mirëqenia shoqërore mund t’i realizojnë qëllimet rishpërndarëse në shtetet moderne në mënyrë më efiçente, që modifikon ose riorganizon të drejtat private ligjore dhe ka disa arsye përse riorganizimi i të drejtave private ligjore nënkupton dhënien e bukës për një njeri të ngadaltë.

Tatimi mbi të ardhurat shënjestron pabarazinë, ndërsa rishpërndarja me anë të drejtave private ligjore mbështetet në mesatare të papërpunuara.

Në përgjithësi, mbështetja te tatimet me bazë të gjërë, më saktë se sa te ligjet e përqendruar ngushtësisht, i zvogëlon efektet shtrembëruese të politikave rishpërndarëse.

Boom, përsëri Zoti Çili!

Uroj që “profesorët” e UET – së të të nxisin ta mësosh ekonominë, sepse si “sipërmarrës”, të paktën, nuk je dështak.

Uroj që ky shkrim të vlejë për të gjithë ata që kërkojnë të “lërojnë” në tokën e të tjerëve, qoftë edhe me kopje.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: