Home KRYESORE Filmimi i ministrit të Brendshëm/ SHÇBA nis hetimin se kush dekonspiroi videon…

Filmimi i ministrit të Brendshëm/ SHÇBA nis hetimin se kush dekonspiroi videon…

SHÇBA ka nisur hetimet mbi videon e publikuar pak ditë më parë ku shfaqej ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, duke debatuar me disa oficerë të policisë gjyqësore mbi bllokimin e 12 ndriçuesve që u përdorën në mitingun e Partisë Demokratike.

Shkak për bllokimin e ndriçuesve ishte dyshimi se helmimi i rreth 140 pjesëmarrësve të opozitës në mitingun e hapjes së fushatës elektorale në Tiranë mund të kishte ardhur prej tyre. Demiraj, sipas videos së publikuar, urdhëronte që analizat të bëheshin vetëm mbi 1 ndriçues, duke dhënë si argument faktin se prozhektorët nuk ishin armë që duheshin bllokuar të gjithë.

Video e publikuar në media dyshohet se është filmuar nga kemerat e trupit të një prej punonjësve të policisë që ishin të pranishëm. Kjo duket se ka detyruar SHÇBA të nisë hetimet ndaj punonjësve që ndodheshin gjatë kohës që ministri Demiraj debatonte me oficerë të policisë gjyqësore. /360grade.al/

Share: