Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki thotë se listat e Partisë Demokratike janë përgjegjësi e kryetarit dhe i ka takuar atij të marrë vendimet e vështira. Në një intervistë për News24 Bylykbashki thotë se mungesa e disa figurave të vjetra nuk është përcjellë si problem nga elektorati pasi Basha ka vendosur të fusë një frymë të re.
“Gjithmonë do të ketë debate mbi listat. Ato janë përgjegjësi e kryetarit dhe këty mbyllet debati. Edhe unë dikur konsiderohesha dikur si prurje e Berishës. Ka një frymë të re. Të gjithëve këtyre të rinjve u duhet të tregojnë që sa vlejnë në PD. Mungesat e disa figurave historike? Janë vendime të vështira që i ka marrë kryetari Basha dhe që e ka mbajtur ai përgjegjësinë për këto vendime” – thotë Bylykbashi. /lapsi.al/