Home KRYESORE “Furtunë” në burgje dhe hipoteka, ja drejtorët e shkarkuar

“Furtunë” në burgje dhe hipoteka, ja drejtorët e shkarkuar

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi shkarkoi sot kreun e SHKB së Burgjeve dhe dy drejtorët të Hipotekave në Fier dhe Devoll. Bardhi shkarkoi nga detyra drejtorin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Ramazan Topuzi, me motivin se është emëruar në funksion në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu ministri ka shkarkuar edhe regjistruesin e Fierit dhe të Devollit për shkelje në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e rekomandimeve të KLSH.

Share: