Home KRYESORE Shpërthen Dashamir Shehi për sistemin zgjedhor

Shpërthen Dashamir Shehi për sistemin zgjedhor

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se sistemi zgjedhor është i rrezikshëm për Shqipërinë dhe nuk prodhon qeveri stabile.

“Për sa i përket partive, që nga shtatori e mbrapa të fillojë rishikimi i Kodit Zgjedhor. Aty duhen marrë në konsideratë partitë e vogla. Të hapet një pakt i ri. Unë kam vite që e kam kundërshtuar këtë ligj. Ka qenë ligji më reaksionar. Në Shqipëri ky ligj nuk ka funksionuar për të pasur një qeverisje të qëndrueshme.

Ky sistem e ka copëzuar Shqipërinë në 12 kolegje. Kush e ka menduar këtë ka qenë një qen bir qeni. Gjë më të poshtër në kurriz të këtij shteti nuk mund të bësh. Vetëm për një grusht votash dhe për të kontrolluar pushteti. Nëse nuk ndërhyhet, do të jetë i rrezikshëm”.

Share: