Biznesmeni Henri Çili ne tagrin e analistit, ka refuzuar të flasë troç se për cilin nga subjektet politike do votojë me 25 qershor, por megjithatë ka lënë të kuptojë se vota e tij do jetë për PS-në.
Çili ne emisionin Opinion ne Tv Klan theksoi se vota nuk deklarohet, gjithsesi tha se ka dhënë një mbështetje publike për vazhdimin e mandatit të dytë të Ramës, sipas tij për vazhdimin e ciklit reformist.
“Vota nuk deklarohet por unë personalisht e kam bërë mbështetjen publike për mandatin e dytë të Ramës, për vazhdimin e ciklit reformist dhe një vendimmarrje të përqëndruar, në dorën e një partie politike. Rreziku autoritarist u shmang dhe duhet të ecim përpara” – tha Cili qartazi ne rolin e biznemenit qe ka interesa per te mbrojtur, pavaresisht se i veshur me petkun e analistit.