Home KRYESORE Humbesi i madh. Nga Genc Mlloja

Humbesi i madh. Nga Genc Mlloja

Eshte paradoksale cfare po ngjet ne PD, vecanerisht tani qe foli edhe i ashtuquajturi lider historik i saj Sali Berisha mbi doreheqjen apo jo te kreut aktual te forces se dyte opozitare ne Shqiperi, Lulzim Basha.

Vetem shifra 200. 000 vota demokrate te humbura kundrejt zgjedhjeve te 2013 me 25 qershor 2017 jane nje ortek qe e kane asfiksuar kete parti, e kesisoj doreheqja e Bashes do te ishte minimumi per nje shkaterrimtar te opozitarizmit ne kete vend.

Aq me teper figura e tij perben kercenim per marreveshjen e erret te 17 majit me Edi Ramen, permbajtjen e te ciles nuk e di askush vec atyre, por nga qendrmi i 28 qershorit i Berishes duket se edhe ky i fundit eshte pjese e saj.

Sot demokratet e vertete jane ne qorrsokak per te vene ne dyshim trekendeshin Rama- Basha- Berisha. Cfare permban ajo marreveshje qe Rama tu drejtohet socialisteve te thekur se Luli eshte cun i mire dhe mos ta kene frike se edhe ne zgjedhjet e ardhshme e kane te garantuar fitoren.

Me shume se humbje e PD kjo eshte nje goditje per shkaterrimin e plote te saj, cka cuditerisht duket se pas 27 vitesh po I jep nje dore edhe S. Berisha.

A mos ajo marreveshje e ujdisur ne erresiren e nates por edhe e veshur po me kaq erresire ka klauzola qe jane mburojat e ketij klani kur nje dite vettingu do te behet?

Tepsia qe ka permendur shpesh Rama duket ka qene PD mbi te si dhurate e fitores ne zgjedhje ne shkembim te ndonje pazari ogurzi.

200. O00 votat e humbura duhet jo te benin Bashen te jepte doreheqjen, por te ikte naten pa hene nga ky vend, madje as ne Hollande.

Po keshtu mbeshtetja e Berishes per te kur demokratet e vertete kerkojne ku shkuan keto 200.000 vota jane ceshtje qe duhet te shqetesojne ata ne menyre qe te ngrihen ne kembe perseri. Cdo skeme tjeter nen parrullen e ‘bashkimit’ nen timonin e Bashes se vete- ngrire duket se ka prapaskena te errta.

Share: