Home KRYESORE Imami: Marrëveshja Rama-Basha dëmtoi PD-në, nuk u tregua kush ishte ‘prifti’

Imami: Marrëveshja Rama-Basha dëmtoi PD-në, nuk u tregua kush ishte ‘prifti’

Ish- deputeti i PD: Marrëveshja Rama-Basha dëmtoi PD-në, nuk u tregua kush ishte ‘prifti’ I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ ish- ministri dhe ish- deputeti i PD-së Arben Imami komentoi zgjedhjet e 25 qershorit si dhe humbjen e PD.

Imami u shpreh se është bërë përpjekje për të shkallmuar degët e PD-së, ndërsa kryetari i opozitës nuk ka funksionuar në 4 vite. Ai tha se marrëveshja e fshehtë e 18 majit Rama-Basha e dëmtoi PD-në. “Në 4 vite kryetari i opozitës nuk ka funksionuar. Nëse ka pasur një opozitë që ka denoncuar këto krime të Edi Ramës ka qenë Berisha dhe Topalli. Por është bërë një përpjekje për të shkallmuar degët e partisë. Ka një trend global që oligarkitë e mëdha të kontrollojnë kudo.

Kjo tashmë është e qartë. Nuk ka martesë dhe marrëveshje pa një të tretë. Pyetja për Ramës është kush ishte ‘prifti’ dhe kush e bekoi? Marrëveshja është e fshehtë dhe ka qenë dëmi më madh që i është bërë PD-së. 1/3 e elektoratit braktisi PD-në” –tha Imami

Share: