Home KRYESORE Ish deputetja Albina Deda: Lulzim Basha nuk duhet te ike…

Ish deputetja Albina Deda: Lulzim Basha nuk duhet te ike…

Nga Albina Deda

Bashkepergjegjesia-Logjika e demokracise dhe

tipar i fisnikerise!

(Analize)

Rezultatet dhe projeksionet e deritanishme e nxjerrin PD-ne ne nje situate te papritur, aspak te merituar qe si mua dhe ç’do demokrat e hidherojne deri ne shok.

Perpara se te jap opinionin tim te sinqerte ju bej thirrje demokrateve ta perjetojne me qytetari e finikeri kete situate te rende.

Ngelem po aq shume e tronditur nga entuziasmi i shume eksponenteve te PD-se e analiste te cilet pa menduar pasojat apelojne per doreheqje te menjehereshme te kryetarit Basha.

Se pari z.Basha ka nje mandat politik te paperfunduar si kryetar I PD-se, i pari i zgjedhur me nje anetar nje vote.

Jane po ata njerez qe nuk e votuan 4 vite me pare qe nuk lane rast pa e kontestuar ani pse ky kontekst ka ndikuar fuqishem ne negativitetin e ketij rezultati.

Ata tani kerkojne medeomos kete situate kritike qe ne mjegull e hidherim te mund te realizojne ambicjet e tyre me shume meskine e egoiste sesa efektive per riorganizimin e PD-se.

-Se dyti askush nuk thote sot se jo partia por Shqiperia ishte kauza-Basha.

Dhe kesaj kauze ndonese me teper kosto partiake Basha i sherbeu.

Si kujtoni ju se krimi e oligarkia, te korruptuarit e narko-trafiku nuk do reagonin dhunshem ndaj Bashes e PD-se?

Por Lulezim Basha ne kete sfide nuk pati vetem humbje.

Parlamenti i ardhshem do kete shume me pak kriminele, ndoshta vetem dy te cilet nuk do mund ta fillojne mandatin e tyre.

Per here te pare pushteti pati frike te instrumentalizoje administraten.

Natyrisht kjo duket e vogel por eshte premisa me e forte drejt shtetit ligjor.

Nuk diskutohet se ka pasur lajthitje ne zgjedhjen e ekipit elektoral por gjithesecili e njeh situaten nga ku ne u futem me emergjence ne zgjedhje.

Pa dashur te bej nje analize te detajuar qe per gjithsecilin eshte e domosdoshme,

apeloj Kryetarin Basha qe ne keto kushte te mos e konsideroje doreheqjen.

Le ti presim rezultatet me qetesi dhe reagimet ti bejme me logjike demokrati dhe fisnikeri duke mos u fshehur pas gishtit ne kete bashkefajesi.

z.Basha dhe ne ,

qe ju bashkuam vizionit te tij nuk kemi pse kerkojme ndjese tek ishet qe i entuziasmon humbja por tek demokratet e vertete qe kurre nuk u tunduan por na mbeshteten me patetizem.

Ata vetem ata i kemi zhgenjyer e lenduar.

Mimoza Hajdarmartaj

Të jesh demok

Share: