Regjimi në Korenë e Veriut ka qëlluar një seri raketash “Cruise”, të modeluara për të goditur anijet.
Lajmin e kanë bërë të ditur ushtarakë nga Koreja e Jugut, sipas të cilave raketat të hedhura të enjten në mëngjes në afërsi të qytetit Uonsan ishin me rreze të shkurtër veprimi.
Ato fluturuan rreth 200 km përpara se të binin në det. Përsëritja e testeve raketore nga Peniani vetëm këtë vit, edhe pse jo të gjitha kanë qenë të suksesshme, kanë shkaktuar alarm në nivel ndërkombëtar.
Ekspertët druhen se testet mund të jenë një tregues i avancimit të qëllimit të Veriut komunist për të pajisur raketat e tij me koka bërthamore.
Sidoqoftë, testi i fundit nuk përbën një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi ato ndalojnë vetëm raketat balistike, raporton agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”.
Zëdhënësi i ushtrisë së Jugut, Roh Jae cheon deklaroi se testet e fundit treguan se Veriu dëshironte të tregonte kapacitetet e tij për të goditur anijet luftarake, nisur nga prania e atyre amerikane në gadishullin Korean.
“Duke testuar lloje të ndryshme raketash, Peniani duket gjithashtu se synon të sigurojë një pozicion më të fortë në marrëdhëniet me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar zëdhënësi. /360grade.al