Home KRYESORE Kryebashkiaku i PS nën hetim, publikohet vendimi i Task Forcës

Kryebashkiaku i PS nën hetim, publikohet vendimi i Task Forcës

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, në përfundim të verifikimit tëshqetësimeve të bëra publike nga një grup i këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana Kryetarit të bashkisë Vlorë të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit para pallatit të sportit “Flamurtari” Vlorë me argumentin se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën dy mujore nga data 01.5.2017 – 30.6.2017, ka referuar rastin në organin e prokurorisëpër kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale ndaj z. Dritan Leli me detyrë Kryetar i bashkisë Vlorë.

Nga vlerësimi i rastit nga ana e Zëvendëskryeministrit, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se z. Leli, me veprimet dhe mosveprimet e tij për dhënien e lejes dy mujore një subjekti politik të caktuar për të përdorur sheshe apo vendkalime publike, në kundërshtim me ligjin nr.8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet” dhe ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”dhe“Pengimi i subjekteve zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 325 të Kodit Penal./360grade.al/

Share: