Home KRYESORE ”Lalët” e Tiranës – komedi që nuk thuhet

”Lalët” e Tiranës – komedi që nuk thuhet

Nga Kasem Seferi

Këto ditë të fushatës nuk ka munguar “pompimi” që po i bën media “Lali Erit”, pa lënë mënjanë “kërcënimin” e “Lali Ramës”, se po të mos ia japin qytetarët e Tiranës votën “Lali Eri” nuk do të bëjë më investime vetëm se do t’u shkojë për qokë.

Vaj medet! Vaj medet! Vaj medet!

Si mësoi kështu “karroca e PS – së“!!!

Ore, “Lali Edi“!

Ore. “Lali Eri“!

Mos vallë u kanë lënë trashëgim të parët ndonjë thesar me të cilët po i bëni këto investime?!

Se, me sa dimë, me sa shohim, me sa paguajmë tatime në çdo kohë të ditës dhe të natës, qofshin qendrore, apo vendore, na keni “deklaruar“ se shërbejnë për të na siguruar shërbime publike.

Por, ju “Lali Edi“, po përdorni gjobën me polic, medemek, se na shërbeka që qeveria t’u sigurojë qytetarëve shqiptarë shërbime publike.

Më qesharake se sa kjo nuk mund të ketë.

Por, ndodh në Shqipëri ku “Zoti Halim“, pa arsim bën ministrin për … qoftë edhe financë.

Jo! Jo, mor “mik“, gjoba është një kërcënim ligjor për atë qytetare/qytetar që nuk paguan tatimet dhe taksat.

U thuaj “specialistëve“, “ekspertëve“ që ke pranë të të informojnë mirë se çfarë përfaqëson tatimi/taksa dhe çfarë gjoba.

Rilindja nuk na njihka as “Abetaren“ e të tatuarit, shkruar dhe lexuar shkoqur dhe qartë në ligjin nr. 9920, i vitit 1998, i amenduar me titullin “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë“ se çfarë është tatimi, çfarë taksa dhe çfarë gjoba.

Nuk besoj se për këto padije programi “Portokalli“ i Top Channel, nesër a ndonjë ditë më vonë, do të nxjerrë ndonjë hokë, ose hokatare a ndonjë hokatar me përmbajtje tatimore.

Si i ka shpëtuar Çanit, që nuk i shpëton gjë?!

Mua, personalisht, më ka befasuar reklama me gjobë dhe polic Kryeministrin.

Na qoftë për mirë se për keq nuk kemi ku të shkojmë më tej.

Ka mbetur pa folur vetëm “Lali Trapi“.
Të shohim çfarë do të thotë ai?!

Besoj se nuk do ta hajë kokrrën e ullinit/gjobës për t’ia bërë të mundur qeverisë së PS – së t’i sigurojë shërbime publike, veçanërisht, nga “Lali Eri”, që mund t’ju shkojë qytetarëve të Tiranës për t’u ngrënë “hallvën”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: