Home KRYESORE LSI lëshon alarmin: Abuzime të rënda me vendime qeverie që nuk janë...

LSI lëshon alarmin: Abuzime të rënda me vendime qeverie që nuk janë marrë asnjëherë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka lëshuar alarmin. Përmes një letër drejtuar diplomatëve të huaj, Presidentit të vendit, Bujar Nishani, Presidentit të Zgjedhur, Kryetarit të Kuvendit, Ilir  Metës, Kryeministrit, Edi Rama dhe Kryeprokurorit, Adriatik Llalla thekson se po shkelet rëndë ligji dhe po abuzohet me një vendim qeverie, ku ministrat e LSI nuk kanë marrë pjesë. Vendimi është marrë në 2 qershor, në një mbledhje qeverie që nuk është zhvilluar.

E plotë:

Tiranë, dt. 05.d6.2017: Kërkesë për reagim ndaj abuzimit me vendimin nr. 473 i Këshillit të Ministrave

Drejtuar:
Z. Edi RAMA
Kryeministër i Shqipërisë

Z. Adriatik LLALLA
Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Për Dijeni:
Z. Bujar NISHANI President i Republikës

Z. Ilir Meta
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Z. Klement ZGURI
Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Z. Peter TEJLER Shefi i Misionit të Monitorimit të Zgjedhjeve OSBE/OHDIR

Z. Bernd Borchardt
Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Misioneve Diplomatike dhe Organizatave Ndërkombëtare të Akredituara në Tirane
Të nderuar zotërinj,

Proçesi zgjedhor i 25 Qershorit 2017 imponon një zbatim rigoroz të ligjeve në fuqi, seriozitetit të funksionimit të shtetit në tërësi dhe qeverisë në veçanti, si detyrim për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të panjollosura.

Qeveria Shqiptare ka marrë në datën 2 Qershor një vendim që lidhet me Masat dhe * Monitorimin e Veprimtarisë, Sjelljes apo Përdorimit të Burimeve Njerëzore, Financiare apo Logjistike të administratës shtetërore gjatë proçesit të zgjedhjeve të 2017.

Ky vendim nuk është marrë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, dhe është e patolerueshme që ai i referohet një mbledhje e cila nuk ka ndodhior.

Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes se opinioneve nga Ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj anëtarët e Kabinetit Qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qënë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kiyer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opinionet.

Një mënyrë e tillë, okulte e ftmksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe sekretarin e përgjithshëm të këshillit të ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm trsinsparenca, komunikimi i hapur dhe përfshiija e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri.

Fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të një anshëm, të mbyllur dhe të errët.

Edhe vetë ky vendim ka kundërvënie serioze e arbitrare me legjislacionin që rregullon zgjedhjet në Shqipëri dhe liritë e të drejtat e njeriut dhe kjo rëndon situatën e krijon të gjitha hapësirat për abuzime të mëdha, të cilat realisht kanë ndodhur dhe evidentimet për to janë bërë gjerësisht publike.

Shkarkimet pa asnjë motiv e provë, duke abuzuar me hapësirat antiligjore të krijuara nga ky vendim, po kompromentojnë ecurinë normale të proçesit zgjedhor, po instalojnë një klimë absurde abuzimi dhe shpërdorimi me pushtetin, e cila ka përkeqësuar klimën politike dhe ka ushqyer indinjatën e thellë të opinionit publik për këto veprime.

Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë.
Të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga Qeveria dhe të gjitha e organit të zbatimit të ligjit duhet të veprojnë pa asnjë hezitim dhe të ndëshkojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit, shkarkimet dhe veprimet e tjera mafioze në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të lirive dhe të garancive të punojësit në detyrë shtetërore.

Autorë të këtyre abuzimeve dhe shpërdorimit me pushtetin të dënueshme qartësisht nga kodi penal dhe ligjet në fuqi, kanë qenë ministra e drejtorë të të gjitha niveleve.

Asnjë marrëveshje politike nuk mund të dale mbi ligjet dhe të justifikojë instalimin e një qeverisje policore e që dhunon të drejtat e liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta eligji.

Një situatë e tillë absurde, që ka rrënuar besimin e qytetarëve të shteti duhet të marrë fund tani, pasi koha e errësirës ka përfunduar dhe vetëm transparenca e plotë ështe ajo që pret çdo shqiptar.

Veprime të tilla arbitrare dhe thellësisht antiligjore të ngjashme me ato të një junte nuk kanë asnjë lidhje me sjelljet e një qeverie demokratike apo besimi siç duhej të ishte kjo qeveri, që është krijuar në kushtet e tronditjes më të thellë të besimit.

Kërkoj reagimin e menjëhershëm dhe ligjor, për rikthimin e normalitetit të cënuar në mënyrë kritike

Share: