Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta rrëfeu në emisionin “Opinion” në Tv Klan arsyet e thyerjes së mrrëdhenies me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
“Kam një problem me një përpjekje të dy individëve dhe jo dy partive që po përpiqen të mbajnë peng demokracinë. Këta të dy në mënyrë të errët kanë formuar një “task force” që po funksionon si “gestapo”. Në këtë “task force” nuk ka asnjë anëtar as përfaqëues të LSI. Nuk është aty as ministrja e integrimit që ka një rol të rëndësishëm. Këta që të dy që kanë marrë përsipër një mision të dështuar. Janë Rama dhe Basha. Parti të mëdha? Janë parti që kanë frikë nga zgjedhjet” – tha Meta. Ai ka komentuar edhe deklaratën e Ramës se me votat e PS-së ai u bë President i Republikës.
“Unë me votat e PS-së president? Rama pa votat e LSI-së mund të mos bëhej kurrë kryeministër pas atyre që i ka bërë LSI-së dhe mua. Sot dy individë janë bërë bashkë kundër sistemit demokratik. Se çfarë thoshte Basha para 17 maijt dhe Rama 2 orë para takimit të partive e dimë të gjithë” – tha Meta.