Home KRYESORE Rezultati i zgjedhjeve, rritet presioni ndaj Theresa May për t’u dorëhequr

Rezultati i zgjedhjeve, rritet presioni ndaj Theresa May për t’u dorëhequr

Theresa May e Partisë Konservatore ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Britani të Madhe, por në krahasim me parlamentin e kaluar konservatorët kanë 17 deputetë më pak.

Ky rezultat ka bërë që Kryeministrja britanike May të përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen. Presioni ndaj saj është i madh, e cila kërkoi zgjedhje të parakoshme për të forcuar pozitat në politikën e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Besohet se May po qëndron në zyrën e saj me bashkëshortin dhe stafin e këshilltarëve. Pritet që Kryeministrja të dalë në një konferencë shtypi në orën 10:00 sipas orës lokale.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, konservatorët kanë marrë 314 deputetë, kurse laburistët 266. Laburistët kanë forcuar pozitat e tyre të udhëhequr nga Jeremy Corbyn. /360grade.al

Share: