Home KRYESORE Meta flet në Dritare me Rudina Xhungen: Basha nuk ka lidhje me...

Meta flet në Dritare me Rudina Xhungen: Basha nuk ka lidhje me bandat, Berisha më i majtë se Rama…

Ilir Meta duke folur për koalicionet e mundshme të LSI pas zgjedhjeve është shprehur se këto vendime i merr Vasili dhe kryesia e partisë LSI. Nga ana tjetër, Meta foli dhe pse PD ka më shumë avantazhe për të bërë koalicion me LSI.

“Basha ka një avantazh se nuk ka një lidhje simbiotike me bandat. Harrova ka dhe një avantazh tjetër se ka dalë në foto me Trump” tha Meta. I pyetur në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, për marrëdhënien që ka me Berishën, Ilir Meta ka treguar respektin e veçantë për të.

“Doktori është më i majtë se lali Eri. E kam vlerësuar për shkak të qëndrimeve të tij. Respekti është një gjë e rëndësishme në politikë, aq më tepër që kur ke bashkëpunuar me të dhe nuk bashkëpunon më. Nuk dua që të ngelet politikani i vetëm në CV time, që mban përgjegjësi.

Ne kemi nevojë për politikanë që mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësinë Berisha e mori me votë”, tha Meta. I pyetur për Bashën, Meta ka tha se edhe Bashën e ka mbështetur, por nuk ka lënë takime me të pas orës 12 të natës. I pyetur nëse është zhgënjyer për shkak të marrëveshjes që bëri me Ramën, Meta u shpreh me ironi: “Habi është kur mban fjalën dhe jo e kundërta”.

Meta: Doktori është më i majtë se Edi. Unë nuk i shikoj në këtë aspekt gjerat. Unë e kam vlerësuar për disa qëndrime. Unë kam më shumë respekt.

Ju i dërgoni dhe mesazhe Meta: Unë nuk dua që në sivinë time Berisha të mbetet politikani më korrekt. Unë ua kam thënë në sy dhe Ramës dhe Ruçit dhe Vasilit. Dhe një përgjegjësi për Gërdecin nuk mori?

Meta: Por përgjegjësitë i merr me votë dhe e mori. Ju e keni takuar Bashën kur ishte në çadër?

Meta: Takimet me Bashën i kam pasur gjithmonë ditën, para orës 12. Takimin e fundit nuk ua mbajti seret Basha? Nuk është ndonjë habi, habi do të ishte te po të mbante fjalën.

Share: