Zbulohen detaje të reja për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku. Mësohet se i dyshuari si ekzekutori i tij Mikel Shallari nuk ka qenë i vetëm gjatë ekzekutimit. Ai është ndihmuar nga kushuriri i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, por ky person është vënë në kërkim nga policia e Tiranës. Sipas policicë, ka prova të forta që e implikojnë kushuririn e Shallarit në ngjarjen e 8 prillit. Deri më tani Shallari nuk e ka pranuar krimin, por policia bën me dije se po ecën intensivisht me hetimet dhe kanë porositësin e vrasjes së kryekomisarit Cuku.
Ai është shpallur në kërkim nga blutë, por sipas informacioneve dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë. Porositësi është një vrasës me pagesë nga Mbrostari i Fierit, dosjen e të cilit e rihapi Cuku kur u emëruar si drejtor i Policisë në Vlorë. Fakt ky që mund t’i ketë shërbyer edhe si motiv për vrasjen porositësit. Kujtjmë se Mikel Shallari u arrestua të dielën në Tiranë pasi akuzohet si personi që qëlloi për vdekje Artan Cukun. Ai u kap me anë të kampionit të ADN-së së tij./ Lapsi.al