Home KRYESORE Ndjekje penale për Ndrecen? DAP i hedh poshtë kërkesën ministres Karabina

Ndjekje penale për Ndrecen? DAP i hedh poshtë kërkesën ministres Karabina

Ministrja e Arsimit Mirela Karabina kërkoi shkarkimin nga detyra dhe ndjekjen penale të sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë se linjes Plarent Ndreca.

Ky shkarkim u kërkua me pretendimi se Ndreca kishte bërë shkelje të rënda ligjore gjatë procesit të Maturës Shtetërore në cënim me veprimtarinë e ministrisë së Arsimit.

Për këtë arsye ministrja Karabaina i kërkoi edhe Departamentit të Administratës Publike (DAP) shkarkimin e sekretari të ministrisë.

Mësohet se ditën e sotme DAP i ka kthyer përgjigje negative ministres për shkarkimin e Ndrecës.

DAP ka hedhur poshtë pretendimin e Karabinës duke argumentuar se është kërkesë e pa bazuar në ligj e prova, prandaj nuk mund të merret në shqyrtim.

Share: