Home KRYESORE Ngjela mbështet Eduart Selamin. Ja pse:

Ngjela mbështet Eduart Selamin. Ja pse:

Nga Spartak Ngjela

Pse janë hedhur në sulm kundër Eduard Selamit disa portale që janë afër Edi Ramës?

Fakti që dalin kundër me nonsense, kanë frikë.
Po kush ka frikë: Rama apo portalet?

Zotërinj, mos u ngutni edhe ju si shoferët brigantë të Saliut! Do këtë mbështetje Eduard Selami.

Po mbas mbështetjes që do të mund të marrë Eduard Selami nga Uashingtoni, çfarë do llomotisin kundërshtarët e trembur?

Asgjë. Menjëherë do shihni që do të ndërrojë balanca e përkrahjes politike të Selamit brenda radhëve të Partisë Demokratike.

Pse nuk e dinë sot strukturat e PD-së se humbja drastike e PD-së erdhi si pasojë e konfliktit politik me amerikanët që ka Saliu dhe Lulzimi?

Pse nuk e kanë kuptuar të gjithë që Saliu dhe Lulzimi nuk kanë të ardhme perëndimore?

Atëherë, çfarë kanë portalet me Selamin?

Sigurisht që i tremb forca e përkrahjes perëndimore që mund të marrë dhe do të marrë Eduard Selami. Por duhet ta durojnë riamerikanizmin e të djathtës.

Të djathtës sot i duhet një figurë që nuk e kap reforma antikorrupsion. Më i pacënueshmi dihet se është Eduard Selami.

Kujdes portale! Perëndimi nuk dëshiron ta shohë më Partinë Demokratike si regres oriental në Shqipëri.

Share: