Home KRYESORE Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm, Meta betohet në 24 korrik

Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm, Meta betohet në 24 korrik

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, ku do të betohet kreu i ri i shtetit, Ilir Meta. Seanca pritet të zhvillohet në 24 korrik. Pavarësisht përplasjeve të forta, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen në kuvend ditën e betimit. Njësoj si ai edhe ish kreu i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në seancë.

DEKRET

PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Dekretoj

Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10559
Tiranë më 30.06.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

Share: