Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, kanë reaguar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, i cili kërkoi çeljen e garës për postin e kryetarit të PD-së, duke vënë theksin në shkeljet statutore. Por sipas, deklaratës së Palokës dhe Spahos, zgjedhjet për Kryetarin e PD janë të hapura për çdo anëtar të PD-së.
Referuar statutit të PD-së, Paloka dhe Spaho theksojnë se në të përcaktohet se në mungesë të Kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri nga Nënkryetarët zëvendëson Kryetarin. Paloka dhe Spaho apelojnë që debatet të zhvillohen në mënyrë të qytetëruar, ndërsa shprehin bindjen se nga kjo garë PD do të dalë edhe më e fortë.
Në deklaratë thuhet se zgjedhjet do të mbahen më 22 Korrik 2017, që përkojnë me një mandat të plotë 4 vjeçar, për faktin se zgjedhjet e fundit janë zhvilluar më 22 Korrik 2013. /360grade.al/