Lulzim Basha komentoi me habi deklaratën e Edi Ramës këtë të dielë, në video mesazhin e fundjavës. Premtimet për reforma dhe ndryshim të Edi Ramës, kanë habitur edhe Lulzim Bashën ndersa i ka bere pershtyoje se edhe kryeministri foli per nje Republie te Re…!
“Një orë më parë ka ndodhur gjëja me e çuditshme në 27 vjet histori politike. Rama në monologun e tij, të së djelës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur Republika e Vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai. Nuk tha se çfarë e pengoi të mbante premtimet, por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama është personifikim i Republikës së Vjetër. Ndaj s’mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara” tha Basha.