Home KRYESORE Prokuroria letër Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit të Plarent Ndrecës

Prokuroria letër Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit të Plarent Ndrecës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku kërkon informacion për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të cilën u pezulluan nga detyra pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit e propozuar nga PD, Mirela Karabina.

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa.

Gjithashtu ministrja i kallëzoi në prokuroi shtetasit Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”, shkruan Balkan Web.

Sipas saj, këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse.

Share: