Home KRYESORE Qytetari-Ramës: Premtove se do të çoje Berishën pas hekurave/Kryeministri: Më ngatërron me…

Qytetari-Ramës: Premtove se do të çoje Berishën pas hekurave/Kryeministri: Më ngatërron me…

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën për zgjedhjet e 25 Qershorit, por njëherazi edhe debatet në rrjetet sociale me qytetarë të ndryshëm. Një nga çështjet më të debatuara në rrjet ëshë ajo që ka lidhje me marrëveshjen e 17 Majit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të PD-së, Lulzim Basha. Marrëveshja shikohet në këndvështrime të ndryshme nga qytetarët, që janë ndjekës të Kryeministrit në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Së fundmi një qytetar i shkruan kryeministrit në rrjetin social se ai nuk ka mbajtur “premtimin” për të çuar pas hekurave ish kryeministrin Sali Berisha. Por nuk ka munguar reagimi i Kreut të Qeverisë, sipas të cilit një premtim të tillë kurrë nuk e ka bërë, për faktin se nuk premton gjëra që s’janë në dorën e tij.  “Ku e ke dëgjuar këtë premtim ti voc apo me ngatërron me ndonjë tjetër, se unë s’kam premtuar kurrë gjëra që s’janë në doren time!”, shkruan Rama në përgjigjen që i jep qytetarit. /360grade.al/

Rama_debate.jpg

Share: