Home KRYESORE Rama tregon për TV italian ç’do bëjë kur të ikë nga politika

Rama tregon për TV italian ç’do bëjë kur të ikë nga politika

Ditët që kaloi në një hotel në Venecia, si një artist pjesëmarrës në Bienalen 57, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për “Rai Arte”. Rrëfimi i Ramës shoqërohet për gati 11 minuta, me pamje nga zyra e tij në kryeministri. Në këto pamje Edi Rama shfaqet i shkujdesur. Kudo ka lapsa dhe dokumenta të ngjyrosura. Në një moment ia lejon vetes të shtriqet para kamerave, ndërsa e shoqëron këtë me vendosjen e këmbëve sipër tavolinës. Çfarë mund të bëjë një piktor më shumë në studion e tij?

Kuptohet që rrëfimi për të shkuarën, i serviret gazaetares italiane me nota nostalgjike. Vështirë të kuptohet ndarja mes realitetit, fantazisë, zbulurimit të së shkuarës dhe tendencës së politikanit për të manipuluar gazetaren italiane të kulturës. Me siguri, kjo ka mbetur e mrekulluar nga fjalët e Ramës artist.

Por habia që shkakton Rama te gazetarët e huaj, nuk është një risi.

E reja në këtë intervistë është që Edi Rama flet për konceptin që ka për të ardhmen e tij. Si e mendon ai jetën pas politikës? Si do ta shpenzojë kohën kur të vijë ky moment? Këtu gjërat bëhen vërtet të paqarta. Lexoni më poshtë ç’ka thënë kryeministri:

“Shpresoj të mos e humb sensin e realitetit. Ky është kërcënimi më i madh për një politikan, që të humbasë sensin e realitetit dhe ta mendojë veten si të pazëvëndësueshëm. Shpresoj shumë që pasi kam jetuar jetën e një artisti dhe një jetë të dytë si politikan, të kem një të tretë ku të mund të bëj diçka që t’i përfshijë të dyja eksperiencat dhe në një mënyrë apo tjetër të më japë kënaqësinë që t’ia përcjell më të rinjve atë që mund të jetë interesante nga kjo eksperiencë”/lapsi.al

Share: