Pas shumë protestash e peticionesh, Gjykata Administrative ka rrëzuar sot kërkesën e banorëve per pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës, duke lënë kështu vijimin e punës ne aksion.
Shoqata “Toka” dhe banorët e komunës Margegaj të Tropojës, kërkuan pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve, pasi sipas tyre kishin shkaktuar dëme të pallogaritshme te bio-diversitetit.
Gjykata kishte vendosur që të ndaloheshin përkohësisht punimet, pasi sipas saj nuk i duhej mohuar e drejta e banorëve dhe çështja duhet të shihej në themel.