Home KRYESORE Rrini larg fushatës! Mandia porosit punonjësit e AZHBR-së

Rrini larg fushatës! Mandia porosit punonjësit e AZHBR-së

Zv/Kryeministrja Ledina Mandija prezantoi drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, z. Fadil Shahini, ndersa nuk harroi tu thote punonjësve të AZHBR-së se ky emërim është bërë në marrëveshjen politike të 18 majit mes palëve politike.

Zv.kryeministrja Mandija kërkoi nga drejtuesit e institucionit të mos fillonin asnjë prokurim publik, koncesion apo partneritet publik–privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore.

Apeli ndaj punonjësve ishte të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe që pas orarit të punës të të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike.

Share: