Home KRYESORE Meta te Qafoku tha te verteten. Rama edhe Basha bënë teatër tek...

Meta te Qafoku tha te verteten. Rama edhe Basha bënë teatër tek Fevzoja

Nga Grid Rroji

Intervista e Metës tek Qafoku është e vetmja ku mund të gjindet një pjesë e rëndësishme e të vërtetës. Edhe Rama edhe Basha bënë teatër tek Fevzoja, teatër që nuk e ha kush kollaj.

Meta foli për luftë civile, për dyshen tomi – xherri Basha Rama si të papranueshme për të, për vota socialiste dhe demokrate që do shkojnë për LSInë sepse ata të dy janë Rilindja dhe nuk përfaqësojnë as PSnë e as PDnë, për dobësinë që ka për Marshallin, për respektin që ka për Bujar Nishanin….

Përkthimi është: republika e re do vijë por jo siç e shohin Rama –  Basha.

Llogaritë që ka bërë Meta marrin parasysh braktisjen e Ramës nga segmentet kyçe të shtetit komunist si ushtarakët dhe sigurimi i shtetit, humbjen e madhe të votave nga Basha, ardhjen në krye të PDsë të Nishanit me bekimin e Berishës dhe Familjes, dhe qeverisjen bashkë me të.

Nëse këto nuk ndodhin, luftë civile guerrile. Më troç se kaq skishte si e thoshte. Bojkotojini këta te gjithe!

Share: