Home KRYESORE Ruçi Metës: Do jesh presidenti i parë që do provojë shkarkimin

Ruçi Metës: Do jesh presidenti i parë që do provojë shkarkimin

Nga Cakrani i Fierit, Gramoz Ruçi i është përgjigjur ashpër kreut të Kuvendit Ilir Meta, pas deklaratës së tij një ditë me pare se e njeh mire Rucin. Ky i fundit madje ka bere nje deklarate te forte kur tha se Meta edhe mund të shkarkohet si President i Republikës.

“Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”, u shpreh kryetari i grupit të Partisë Socialiste.

Share: