Pas shpalljes së kandidaturës për kreun e PD-së, Eduard Selami është takuar me grupin e punës në PD. Selami ka paralajmëruar se do të dalë në një deklaratë nga selia blu ditën e sotme në orën 17:30.
“Nuk u takova me Bashen, takova grupin e punes ne PD. Në 17:30 do te kem nje deklarate ne seline e PD”- tha Selami qe, po ashtu si shumë emra brenda PD-së, rradhitet në kahun e atyre që kërkojnë shkarkimin e Bashës pas rezultatit të dobët që mori partia më e madhe e opozitës.