Home KRYESORE Shkarkohet burri i deputetes së LSI-së, Silva Caka

Shkarkohet burri i deputetes së LSI-së, Silva Caka

Bashkëshorti i deputetes së LSI-së, Silva Caka, e ka pësuar me pushim nga puna, me akuzën se është përfshirë në fushatë elektorale.

Vendimi i shkarkimit të tij vjen pas deklaratave të forta që deputetja Caka bëri në adresë të kreut të qeverisë, për të cilin tha se zëvendesoi gratë e PS-së me vajzat e korridoreve te Rilindjes, kurse vete kryeministrin e akuzoi direkt për kanabizimin e vendit.

Lajmin për shkarkimin e bashkëshortit të Silva Cakës e ka postuar në rrjetin social “Facebook” gazetari Artan Hoxha, i cili e ka shoqëruar edhe me urdhrin e nxjerrë nga drejtori teknik i PD-së, kreu i Hipotekës, kur bashkëshorti i Cakës ishte inxhinier.

Postimi i Artan Hoxhës

Flake per flake…
Populli thote; te vjen nga s’e pret…

Keshtu duket se i ka ndodhur deputetes se Skraparit, Silva Caka (aktualisht e treta si kandidate ne listen e qarkut te Beratit). E degjova dje paradite te bente nje reagim te forte ndaj deklaratave te kryeministrit Rama ne Berat ne lidhje me LSI.

“Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë”, u shpreh deputetja, që e quajti një inskenim kriminal, procedimin penal për deputetin e LSI Gledion Rahovica dhe ndalimin e drejtorit te spitalit të Beratit për blerje të votave. Caka tha se;”Gratë socialiste janë zëvëndësuar nga vajzat e korridoreve të Rilindjes”

Por po dje, pak ore pas reagimit te deputetes Caka, nje urdher i leshuar nga drejtori teknik i sapo emeruar i Hipotekes (propozim i PD), shkarkonte nga detyra bashkeshortin e deputetes se Skraparit, pasi ishte perfshire ne fushaten elektorale ne favor te LSI-se….

Urdheri i shkarkimit mban daten e djeshme dhe eshte firmosur nga drejtuesi i ri teknik Arjan Bylykbashi….

Mesazhi duket i qarte, LSI kete radhe jo vetem qe nuk do kete mundesi te perdore administraten e saj ne fushate, por nuk mund te kete as mbeshtetjen e bashkeshorteve te kandidateve nese ata punojne ne pune shteti…

Inati qe paskan keta te PD-se me LSI-ne qenka i papare….

Share: