Home KRYESORE Shperthen Jul Deda: Koalicioni i vetvrasjes politike.

Shperthen Jul Deda: Koalicioni i vetvrasjes politike.

Nga Jul Deda

Ne 26 Qershor e mbrapa, nuk mund te kete nje koalicion PD-PS (te pakten keshtu shpresoj), sepse te dy partite jane krijuar te qeverisin te vetme ose minimalisht te parat me ndonje parti te vogel neper kembe.

Pra nese Rama apo Basha po tentojne ta bejne kete pas 25 Qershorit, thjesht duhet te fillojne ta harrojne kete marrezi. Vihet re nje parapergatitje ose ndoshta nje matje pulsi, kur Preç Zogaj (nje njeri shume afer Bashes) pyetjes  “A do kete koalicion PD-PS?” i pergjigjet me nje fjali te thate si “kete e vendos vota e popullit”.

Jo mor Preç, populli nuk mund ta vendose kurre kete dhe ti e di shume mire. Kete e vendosin personalisht dy lideret perkates te partive. Apo kur degjon Ramen duke thene “Luli nuk eshte i keq”, te vjen identik e njejta ndjesi.

Nese do te ndodhte, qe te kishim nje koaliciin PD-PS, pyetja eshte: “Cila parti do te behej paterica per te mbajtur tjetren ne pushtet? A do ishte krim, nese qindra mijera vota demokratesh te perdoreshin per te bere Ramen Kryeminister?

E kunderta, a do ishim perpara te njejtit krim elektoral, nese qindra mijera vota socialistesh do shfrytezoheshin per te bere Bashen Kryeminister? Shpresoj shume te mos jete asnjera, sepse ne raste te tilla partite paterice shkojne te sigurta drejt shkrirjes.

P.s. Flirti mbaron ne 25 Qershor. ????

Share: