Nga Mentor Kikia
Shqiptarë, respektojeni më shumë tani Xhani De Biazin
(Nje njeri qe na ngriti koken, nuk mund ta largojme me koken ulur)
Kur ai erdhi me flamurin Kuq e Zi dhe me fitoren historike të Shqipërisë, të gjithë nxituan ti shtrojnë tapetin e kuq nga aeroporti deri në Tiranë. Një festë që tejkaloi çdo cak e arsye ne fakt. Por gjithësesi, ishte një festë dhe në festa njerëzit edhe dehen…
Kur ai tha se do të iki me përfundimin e eleminatoreve, në Tetor, pasi nuk ma rinovuan kontratën, askush nuk tha: Dale, çpo ndodh, pse do të largohesh? Kush po te largon? Asnjeherë nuk kemi patur një trajner më të mirë e një skuadër më të mirë. Ata që i shtruan tapetin s’u kujtuan.
Por një ditë më pas, ai doli i përlotur e me koken ulur, e tha se po iki që sot, pa pritur fundin e eleminatoreve. Pasi kishte thënë se kokën e tij e donin menjëherë pas ndeshjes me Izraelin, ai shkroi një letër lamtumire e plot edukatë per shqiptaret, ku shprehej “skuadra jonë”, “kombëtarja jonë”, “vendi ynë”. Ashtu si në historitë e diktaturave, ku ata që të vrisnin natën të vajtonin ditën, u përlotën bashkë me De Biazin edhe ata që i kërkuan kokën: Po pse ike, ne të donim?
Mediat sportive, po ashtu, raportuan thate largimin e tij sikur të kishte ndodhur një aksident rrugor.
Sot De Biazin e përshëndetën vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që brohoritën stadiumeve veshj me flamuj kombetar, ata që suksesin e kombëtares e panë si sukses dhe krenari të vendit të tyre dhe jo si biznes apo show.
Të tjerët, bëjnë vetëm hesape, llogari, pazare. Packa se tundin flamurin e suksesit të De Biazit
Por ka një ndryshim. De Biazi ka hyrë tashmë në historinë e futbollit shqiptar. Të tjerët askush nuk do ti kujtojë. Ndërsa ata që e duan kombetaren jo për para e politikë, duhet ta nderojnë më shumë se kurre një njeri që bëri për futbollin shqiptar më shumë se cdo kush tjetër në historinë e tij.
Nje njeri qe na ngriti koken, nuk mund ta largojme me koken ulur.