Home KRYESORE Tifozët bullgarë ndalohen në Qafë-Thanë, ishin të armatosur

Tifozët bullgarë ndalohen në Qafë-Thanë, ishin të armatosur

Tifozët e Botev Plovdiv duket se nuk kanë ardhur vetëm të shohin ndeshjen e skuadrës së tyre në Ligën e Europës ndaj Partizanit në Tiranë dhe kanë detyruar policinë kufitare shqiptare të kthejë mbrapsht një pjesë të tyre.

Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, një grup prej më shumë se 100 tifozësh është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen, por është ndaluar gjatë paradites së sotme nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Mësohet se disa prej tifozëve kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa polcia, gjatë kontrollit të ushtruar, ka gjetur në automjetet me të cilat udhëtonin edhe thika apo mjete të forta të cilat mendohej so do t’i merrnin me vete në stadium.

Policia ka lejuar pjesën më të madhe të tifozëve të kalonte kufirin dhe të udhëtonin drejt Tiranës, dnërsa ka ndaluar 5-6 prej tyre që të hynin në territorin shqiptar, duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë për mbarëvajtjen dhe rendin publik.

Share: