Home KRYESORE Topalli: Basha opozitë të rremë, gjunjëzoi PD-në… Dorehiqu urgjentisht…

Topalli: Basha opozitë të rremë, gjunjëzoi PD-në… Dorehiqu urgjentisht…

Jozefina Topalli dha një konferencë për shtyp para mediave ku është shprehur me tona tepër të ashpra kundrejt kryetarit të ngrirë Basha. Toppali tha se mund të ndodhë një process manipullimi votash për kryetarin e ri të PD-së.

Ajo gjithashtu tha se Bashës nuk ia falin demokratët katastrofën e PD-së. Topalli tha se Basha bëri një opozitë të rremë dhe se i dha fitoren Ramës.

“Demokratët s’ja falin kurrë edhe sikur të manipulojë garën. Basha është katastrofa e PD, fale strategjisë së gabuar, “fake oposition”, teknikave rrëzopi në gjunjë PD dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama, bashkëudhëtarit dhe mikut të orëve të vona të kësaj vere.Ringritja e PD dhe revanshi i saj fillon vetëm me largimin e zotit Basha.” – tha Topalli.

Jozefina Topalli i ka dhënë një ultimatum Lulzim Bashës të tërhiqet nga gara false për kryetar të Partisë Demokratike, në të kundërt demokratët do të dalin të mbrojnë PD nga pengmarrja e tij. “

“Demokratët nuk do t’ia falin kurrë humbjen edhe sikur të manipulojë rezulatin, pasi Lulzim Basha është katastrofa e Partisë Demokratike. “Gara është e rreme. Procesi bëhet antistutor, ai po kërkon të mbajë peng partinë, dhe ti shmanget dhëniës së llogarisë” u shpreh Topalli.

Share: