Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” shpjegoi deklaratën e saj kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilën e cilësoi si lider “të rremë”.
Josefina Topalli: Pse i rremë?! Unë do ta përshkruaja jo të ashpër, pasi ka një të vertetë të madhe, e cila mund të verifikohet në ditët e fundit. Shumë njerëz e konstatonin në deklarata dhe unë jam e bindur se është e vertetë . E rremë, është fjala e përshtatëshme që përshkruan z. Basha, sidomos për katër vitet e fundit, por edhe më përpara. Sot është një situatë e paprecedntë, e rremë dhe Republika e Re, e rremë dhe Çadra, të rremë dhe takimet, dhe lista, dhe lista e Bashës nuk është e PD.