Moza Demiri
Vetëm në Shqipërine e kompromiseve dëgjon të prezantohen njerëzit keshtu:
Vajza e filanit
Djali i fistekut
Mbesa e doktorit
Vajza e heroit
Çika e plakut të fshatit
Vajza akademikut apo nipi i bllokut
Nipi i filozofit
Mbesa e Fatosit
Krushku i Aliut
Nusja e Saliut ……
A ka ndonjë prezantim me emër dhe mbiemër të vetin, me aftësitë dhe dijet e veta, me personalitetin e vet…me identitet te vetin, pasi pasaporta nuk të njeh as babë e as nënë të keq apo të mirë, doktor apo profesorë apo punetorë dhe fshesaxhinj…. por vetem ty si individ….kur njerezia ne katundin tone do emërohet diku sepse është vetvetja dhe jo perfaqesi e kopshtit të fëmijëve apo e “dinastive” shqip siç po ndodh në këto zgjedhje.
E kush po pyet…. e kush do t’ja di se kush ka qenë babai apo nëna, xhaxhai, daja, që ti merr poste pa ditur dhe pa e besuar dhe vet se çfarë skandali po ndodh me këta të rinjë të përdorur si ambalazh, por si mendësi janë vjetërsira e atyre që përfaqsojnë dhe kanë sjellë vendin në këteë gjëndje dhe situatë ku nuk ka më dritë në fund të tunelit! Hajde bija e babës dhe bëhu deputete se është puna me e thjesht…puna e parazitëve qe nuk dine as të flasin shqip akoma.
Unë dua të di kush je “Ti”
ASKUSHI je ti dhe……