Home KRYESORE Ushqimet dhe pijet që duhet t’i shmangni pas orës 19:00

Ushqimet dhe pijet që duhet t’i shmangni pas orës 19:00

Çdo njeri duhet të hajë shujtën e fundit të paktën tri-katër orë para se të flejë. Ekspertët shëndetësorë gjithmonë ua këshillojnë këtë gjë njerëzve sepse, sipas tyre, kjo e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimet tjera shëndetësore.

Sidoqoftë, kjo nuk mbetet më vetëm këshillë, sepse një hulumtim i ri sapo e ka verifikuar këtë gjë. Hulumtimi turk me 700 të rritur tregon se njerëzit që hanë pas orës 19:00 kanë rritje drastike të shtypjes së gjakut, gjë që i bën ata më të prirë për shumë sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se ngrënia e liron një sërë hormonesh të stresit kur trupi duhet të relaksohet.

Ditëve të sotme shumë njerëz e harrojnë faktin se koha kur hanë bukë është po aq e rëndësishme se ajo çka hanë. Momentin e parë që ndjehen pak të uritur, ata mendojnë vetëm për ushqim. Ushqimi është kthyer në shpërblim, në zbutës stresi ose diçka tjetër që nuk ka të bëjë me urinë.

Kjo zakonisht ndodh me punëtorët të cilët me padurim presin të hanë dhe pinë diçka pas një dite të lodhshme në punë.

Sidoqoftë, nëse i përkitni kategorisë së lartcekur të njerëzve, është koha të dini se ka pije dhe ushqime të caktuara – të cilat nëse konsumohen pas orës 19:00 – mund të shkaktojnë fitimin e peshës dhe sëmundjet e zemrës.

– Kafeina

– Alkooli

– Mishi i kuq

– Ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës

– Ushqimet me përqindje të lartë të sheqerit

/Telegrafi/

Share: