Home KRYESORE Vendimi – Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e LSI, i jep numëruesin e...

Vendimi – Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e LSI, i jep numëruesin e tretë

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesën e LSI për ti dhënë numëruesin e tretë kësaj force politike.
Përfaqësuesi ligjor i LSI, Ylli Manjani tha se me këtë vendim Kolegji Zgjedhor solli në shina procesin. Ai paralajmëroi që media të vëzhgojë më shumë KQZ, sepse nëse merr vendmi si ato që mori për LSI rrezikohet procesi zgjedhor.

Manjani: Kolegji Zgjedhor i ktheu këtë pjesë të procesit në shtratin ligjor, ky ishte detyra jonë dhe mandati jonë dhe për këtë jam i lumtur dhe i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor pjesën e numërimit.

Këtu nuk është çështja se kush do ti shqyejë votat në partive politike, ligji thotë qartë: Partitë kanë barë që të propzojnë numërues për të bërë një shërbim publik. Ju them në emër të LSI që numëruesit që i takojnë LSI do të bëjnë detyrën publike si garant të numërimit të votes.

Unë do tju ftoja të rrisni numrin e minutave dhe orëve në mbikqyrje të KQZ, sepse me vendime të kësaj natyre procesi mund të hidhet në erë, pra mund të dalë nga shtrati ligjor.

Vendimi që kishte marrë KQZ në mënyrë të njanshme për shkak të marrëveshjes bilateriale për të ngatëruar partitë politike, këto janë kritere jo ligjore që nuk i intersojnë publikut. Publiku do siguri që vota do ti numërohet. Numëruesit e tretë për të numëruar këto vota do të jenë në krye të detyrës publike.

Ivi Kaso: Falë këtij vendimi kemi një tavolinë ku tre anëtarë reflektojnë maxhorancën qeverisëse dhe një anëtar reflekton opozitën parlamentare. Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor zhbalancon tërësisht përbërjen e komisioneve të numërimit.

Kërkesa e LSI u shqyrtua nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes do të jetë Gjin Gjoni./Oranews.tv/

Share: