Pasi i dolën në mitingun e Shkodrës me parulla pro Topallit mbështetësit e Jozefinës në Shkodër nuk i kanë ndalur sinjalet që kundërshtojnë largimin e saj nga listat. Në një video të publikuar nga Shkodra.
News ata kujtojnë se ka qenë Topalli, shumë më parë se Basha ajo që ka filluar në kuvend betejën e dekriminalizimit. Topalli ka qenë e para që ka përmendur me emër Mark Frrokun, që në janar 2014, atehërë kur edhe policia kishte frikë ta ndalonte dhe kur askush nuk guxonte ti kujtonte te shkuarën e tij thuhet ne videon “Jozefina nuk është e rreme”. Mesazhi i videos është i qartë: këta janë njerzit që Bssha po largon nga PD. /laspi.al