Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë Kamëz dhe demokrat i flakte shprehet se votat janë blerë ne zgjedhje. Në një intervistë për Ora News kryetari i bashkisë së Kamzës shprehet i bindur se tjetërsimi i votës ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve ku sipas projeksioneve vetëm Kukësi dhe Kamza mbeten blu në Shqipëri.
“E justifikoj sepse ngelem i bindur se është tjetërsuar vota për shumë arsye. Është përdorur instrumenti i blerjes, presionit. Kanabisi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Jam i bindur që ka faktorë të tjerë që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve” – tha Mziu ne trasmetim live