Kryeministri Edi Rama dhe lideri hisorik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, u takuan pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në vilën e Kryeministrit Edi Rama, në zonën e vilave qeveritare në Durrës.
Në një fotografi të siguruar nga Syri.net, Nano është parë duke darkuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, në një restorant në qytetin bregdetar.
Pas takimit me Ramën, Fatos Nano u largua drejt Golemit në shoqerinë Agaçit.
Ëngjëll Agaçi ka qene avokat i ish-Kryeministrit, në gjyqin që ai pati me një revistë italiane.