Home KRYESORE “Blushi do fitonte zgjedhjet nëse…”, ja si reagon Rama ndaj komentit të...

“Blushi do fitonte zgjedhjet nëse…”, ja si reagon Rama ndaj komentit të qytetarit

Kryeministri Edi Rama, ka marrë shumë komete dhe reagime nga ana e qytetarëve në një status në “Facebook”, ku publikoi dhe padinë e ish-ministres së tij të Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka paditur për shpifje deputetin Ben Blushi.

Lidhur me postimin e kryeministrit një qytetarë i shkruan se po të ishim në një vend normal, Blushi do të fitonte zgjedhjet.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja nga ana e Ramës, i cili i shkruan se të shkollohet dhe të lexojë me shumë.

Qytetari: po te ishim ne 1 vend normal Blushi do fitonte zgjedhjet…i vetmi per program konkret,jo si ju tjeret qe keni veç hallin e timonit dhe te marshit!!!

Rama: Hahahahahhaahah o zot o zot! Nje program konkret qiqrrash ne hell per njerez qe kujtojne se mireqenie bie si shi nga qielli??? Shkollohu Annis shkollohu, lexo sa me shume, se qiqrrat ne hell te politikaneve si puna e ketij sharlatanit, lengezojne gurmazin e te paditurve po e lene popullin me gisht ne goje?

Share: