Home KRYESORE Nuk do ta besoni sa i varfër është Zoran Zaev, per me...

Nuk do ta besoni sa i varfër është Zoran Zaev, per me teper po te mendoni keta kryeministrat tane!

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emër të tij nuk ka banesë, shtëpi dhe veturë. Këtë e tregojnë të dhënat, të cilat ai i ka dorëzuar në listën tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, shkruan gazeta KOHA.

Nga ajo që mund të vërehet është se, Zaevi ka marrë kredi rreth 70 mijë euro. Kursime në bankë ka vetëm gruaja dhe vajza e tij. Shtëpia, dyqani dhe aksionet janë në emër të prindërve të tij. Zaev karrierën e tij profesionale e ka filluar në firmën “Trgoprodukt” në Strumicë, ku ka punuar në periudhën 1997-2003, ndërsa në vitin 2001 është emëruar si drejtor.

Ka qenë anëtar i Këshillit udhëheqës të kursimores “Peon” dhe anëtar i Këshillit drejtues të industrisë së materialeve ndërtimore “Elenica” deri në vitin 2003, ndërsa ka kryer funksionin kryetar i Këshillit drejtues të ndërmarrjes publike “Komunalec” në Strumicë. Ndërkohë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka kursime thuajse në të gjitha bankat nga të gjitha valutat. Ai ka një librezë kursimesh prej 9.600.000 denarë, ose rreth 150 mijë euro, ka kursime shtesë prej rreth 41.000 euro, 2000 franga zvicerane dhe qindra dollarë dhe paund.

Mendo pak politikanet tane me vila ne Gjirn e Lalzit, Qeparo, Vlore dhe Sarande. mendo apartamentet qe kane ketu ne Tirane dhe makinat luksoze apo veshjat dhe orat qe kushtojne sa makina e ambasadorit amerikan…

Share: