Home KRYESORE Zbuloni kuptimin e emrave të binjakëve të George dhe Amal

Zbuloni kuptimin e emrave të binjakëve të George dhe Amal

Ella dhe Alexander janë emrat e modës klasike të vajzës dhe të djalit të porsalindur të George dhe Amal Clooney. Mediat botërore dhanë dje lajmin se çifti u bë prindër për herë të parë, pasi sollën në jetë binjakët.

Ella është një emër popullor për vajzat në të gjithë botën, rendite e 17-ta në SHBA dhe e 6-ta në Angli. Ella ka disa origjina dhe kuptime të ndryshme: Në gjermanisht që do të thotë “plotësisht”, ndërsa në anglisht që do të thotë “zanë”.

Emri Alexander, i cili e ka origjinën nga antikiteti, është gjithashtu një emër i preferuar, renditet i 11-ti në SHBA dhe i 22-ti në Angli. Ky emër grek do të thotë “mbrojtja e burrave”, Alexander nisi si një pseudonim për Parisin mitologjik, i cili mbrojti një tufë delesh kundër grabitësve. Alexander është përdorur gjerësisht nga mbretër, si më famëkeqët Aleksandri i Madh dhe gjithashtu në Skoci.

Emrat Ella dhe Alexander janë zgjedhur gjithashtu si emra për fëmijët e tyre edhe nga disa të famshëm të tjerë. Ella Bleu është emri i vajzës së John Travolta-s dhe Kelly Preston. Warren Beatty dhe Annette Bening, Alex Rodriguez, Eric Clapton dhe Mark Wahlberg kanë të gjitha vajza që quhen Ella.

Ella është gjithashtu e njohur në Skandinavi dhe në Zelandën e Re, ndërsa në Shqipëri është i përhapur, por më pak i përdorshëm gjatë 10-vjeçarit të fundit.

Alexander-ët e famshëm që njohim janë Hamilton, Graham Bell dhe Papa.

Emri klasik po favorizohet nga prindërit që duan të kombinojnë historinë e lashtë me stilin e tanishëm./360grade.al/

Share: