Home KRYESORE Zgjedhjet ne Kosove-Model per zgjedhjet ne Shqiperi

Zgjedhjet ne Kosove-Model per zgjedhjet ne Shqiperi

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Kosova sapo perfundoi zgjedhjet e parakoheshme. Zgjedhjet erdhen si pasoje e prishjes se koalicionit te madh midis PDK dhe LDK. Ky koalicion i madh rezultoi me rezultate te vogla.

Ne planin e brendshem koalicioni i madh u karakterizua nga keq-qeverisja e ekonomise se vendit, gje qe solli ulje te investimeve, rritje te papunesise dhe varferise si thelloi problemet sociale ne arsim dhe shendetsi.

Qeverisja e koalicionit te madh u damkos per korrupsion te larte ne rritje ne nivel qendror dhe lokal. Gjithashtu koalicioni i madh u tregua fare i paafte per te luftuar krimin e organizuar.

Ne planin e jashtem qeveria e koalicionit te madh deshtoi teresisht ne ratifikimin e marreveshjes se demarkacionit te kufirit te Kosoves me Malin e Zi si dhe ne funksionalizimin e marreveshjes se asociacionit te komunave me shumice serbe ne Kosove. Gjithashtu gjate ketij koalicioni te madh u bene hapa te vegjel dhe te ngadalte per zgjerimin e njohjeve nderkombetare te Kosoves. Kosova nen drejtimin e koalicionit te madh pati ngecje ne vend te procesit te integrimit te Kosoves edhe ne Marreveshjen Shengen per liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves.

Qeveria e koalicionit te madh ne Kosove u rrezua nga vete mazhoranca parlamentare dhe jo nga opozita. Dinamika brenda vete mazhorances parlamentare per dhenien fund te koalicionit te madh dhe cuarjen e vendit ne zgjedhje te parakoheshme ishte qendrim i duhur dhe ne kohen e duhur.

Shpallja e zgjedhjeve te parakoheshme nuk ishte e re dhe e papritur. Degradimi i koalicionit te madh me deshtimet e medha ishte paralajmeruar nga shume faktore dhe aktore, perfshire edhe autorin e ketyre rreshtave.

Duke qene te paralajmeruara zgjedhjet e parakoheshme nuk zune askend te papergatitur. Kjo u duk menjehere mbas shpalljes se zgjedhjeve. Te pese koalicionet zgjedhore, PAN, LAA, si dhe gjithe subjektet e tjera me vete si LVV etj., bene ne kohe procedurat zgjedhore, formalizuan marreveshjet politike, parashtruan alternativat e tyre dhe performuan mjaft mire gjate fushates.

Komunikimi me publikun, debatet midis subjekteve si dhe paraqitjet televizive te lidereve dhe kandidateve per deputete ishin me profesionalitet, integritet dhe etike.

Procesi i votimit u karakterizua nga qetesia, rregullsia, kultura politike, qytetare dhe mire-menaxhimi nga Komisioni Qendror dhe komisionet zgjedhore.

Mbi 26 mije vezhgues vendor dhe te huaj ndoqen votimet dhe dhane vleresim paraprak mjaft pozitiv. Parregullsite e verejtura u identifikuan menjehere dhe u bene objekt i procedimeve penale nga organi i akuzes.

Mjaft pozitiv ishte edhe numerimi i rezultateve ne kohe dhe me nje dinamike te admirueshme. Subjektet politike u treguan te vetepermbajtura, nderkohe qe exit pollet ishin realiste dhe kredibile. Palet garuese, fitues dhe humbes pranuan rezultatin.

Faktoret diplomatike Perendimor, ShBA dhe te tjere shprehen vleresime paraprake pozitive per zgjedhjet dhe menyren e lire dhe te ndershme te mbajtjes se tyre.

Pershkrimi i mesiperm i zgjedhjeve te parakoheshme ne Kosove, krahasuar me procesin parazgjedhor te zgjedhjeve te radhes ne Shqiperi sikunder edhe vete ecuria e procesit zgjedhor ne Kosove dhe Shqiperi pa asnje dyshimi na shpien ne nje konkluzion: zgjedhjet ne Kosove jane nje model per zgjedhjet ne Shqiperi.

Pra edhe nje shtet 105 vjecar si Shqiperia ka cfare te mesoje nga nje shtet 8 vjecar si Kosova ne permbushjen e standarteve demokratike per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Urime Kosove!
Meso nga Kosova dhe ti Shqiperi!

Share: