Home KRYESORE 2 drejtorë hipotekash nuk i binden Rames, refuzojnë dorëheqjen

2 drejtorë hipotekash nuk i binden Rames, refuzojnë dorëheqjen

Raportohet se dy drejtorë në Shkodër refuzojnë kërkesën e kryeministrit Edi Rama për dorëheqje. Mësohet se përveç drejtorit të ZRPP Shkodër Ilir Dibra, edhe ai i Malësisë së Madhe Fatmir Shpellza nuk do të ndërmarrin një akt të tillë.

Rama i dha afat deri sot për të dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të hipotekave të Shqipërisë. Dy drejtorët duket se do të presin veprimin e radhës të kryeministrit Rama që një ditë më parë i shënjestroi këto zyra si të paafta për menaxhimin e situatës me pronat, shkruan Shkodra News.

Share: